Opozita vijon strategjinë e bllokimit të komisioneve, Alibeaj: Ku ka humbur ministri i Brendshëm?

2018-05-16 0

TIRANE-Opozita ka vijuar edhe sot të njëjtën strategji në komisionet e Kuvendit. Në n/komisionin për të Drejtat e Njeriut që drejtohet nga Vasilika Hysi ka pasur debate të forta mes shumicës dhe pakicës lidhur me akuzat ndaj Fatmir Xhafajt. Deputeti i PD, Alibeaj u shpreh se nuk ka vend më të mirë për të diskutuar çështje kaq shumë të rëndësishme.

Nuk ka vend më të mirë se sa sot për të diskutuar një cështje kaq të rëndësishme, nën komisioni i të Drejtave të Njeriut për të diskutuar cështjen më të rëndësishme. Çështja është për të gjetur personat e zhdukur? Cili është personi që është zhdukur, personi që nuk bëzanë, ministri i Brendshëm i këtij vendi është i zhdukur, shpresoj që deri në 11:00 ta keni gjetur këtë person. Çfarë po diskutojmë ne sot? Ne duhet të diskutojmë se si na ndodh që ne kemi nga një anë një ministër të zhdukur, e nga ana tjetër kemi një shtetas tjetër vëllai i tij, shëtit i lirë e bën karshillëk, këtij parlamenti, qytetarëve. Kjo është cështja që duhet të diskutojmë

Deputeti i PD, Alibeaj
Unë mendova që kjo temë do ju interesonte. Ne kemi mbi 5 mijë persona që nuk dihet ku prehen. Kjo duhet të ishte kauza juaj.

Vasilika Hysi
Fatmir Xhafaj e ktheu parlamentin në strehë të gjithë kriminelëve të dënuar për trafik droge

Oerd Bylykbashi