Ora News - Shkarkohet kryeinspektorja e Mjedisit në Elbasan, Balla paralajmëron edhe ministrin

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Takimi i parë i Llogaridhënies në Elbasan çoi në shkarkimin e Kryeinsektores së Mjedisit Ada Gjuzi për shkak të moskryerjes së detyrës.

Kryeinspektorja e Mjedisit në Elbasan u shkarkua pas ankesave të shumta nga vetë qytetarët, për ndotjen në zonën e ish kombinatit Metalurgjik.

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla u tregua i rrëptë në këtë kërkesë e cila ka të bëjë në mënyrë të drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve. Balla paralajmëroi edhe ministrin me largim nga puna nëse nuk vendoset rregull.

Balla: "Në fund të këtij takimi drejtoresha që mbulon inspektimin e mjedisit të Elbasanit është shkarkuar dhe një përfaqësues tjetër do të komandohet me mandat të shkurtër. Në rast se këto njësi drejtor nuk vihen nën kontroll, qoftë ti mos u habit edhe ministri yt duhet të largoheni nëse nuk vendoset rregull sa i përket kritereve të mjedisit në zonën e Bradasheshit. Nëse kallëzimin penal deri tani e kemi bërë për kompanitë që funksionojnë, të jeni të sigurtë që nga unë si kryetar i grupit parlamentar të PS kallëzimin do ta bëj ndaj drejtorti dhe ndaj ministrit nëse nuk vendoset rregull dhe nëse nuk mbyllen ato njësi që ndodin. Drejtori i ri i qoftë punë e mbarë, në krye të këtij muaji ka për të ikur në shtëpi bashë me drejtorin e madh nëse këtu nuk vendoset rregull. Kjo është e prerë".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkarkohet-kryeinspektori-i-mjedisit-ne-elbasan-balla-paralajmeron-edhe-drejtorin-e-ri

Free Traffic Exchange