Gjykata ka vendosur të lërë në fuq" />
Gjykata ka vendosur të lërë në fuq"/>

Ora News - Tahiri në "arrest shtëpie", çfarë u tha në seancën me dyer të mbyllura...

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masën arrestit të shtëpisë për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i akuzuar për bashkëpunim në trafikun e drogës. Pas seancës avokati i tij Maks Haxhia u shpreh se do të apelojë vendimin e dhënë , teksa shtoi se prokuroria nuk paraqiti asnjë provë të re. Madje në reagim ai ka shigjetuar dhe prezencën e prokurorit Hajdarmataj i shkarkuar vetëm pak ditë më parë nga drejtimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Tirane- Gjykata e Krimeve të Rënda la sot në fuqi masën e sigurisë "arrest shtëpie" të dhënë tre ditë më parë për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Në seancën dy orëshe, ish-Ministri dhe avokati i tij Maks Haxhia nuk arritën të bindin gjyqtaren Liliana Baku për vendosjen e një mase më të lehtë sigurie.

Përballë tyre, dy prokurorët e çështjes Vladimir Mara dhe Besim Hajdarmataj thanë se kjo masë sigurie është e domosdoshme pasi rrezikon prishja e provave.

"Prokurori tha se duhet të arrestohet zoti Tahiri pasi mund të ndërhyjë në zyrën time duke prishur provat" tha avokati Maks Haxhia, duke zbuluar një detaj nga seanca gjyqësore.

Seanca u zhvillua pa pranine e kamerave.

Pas vendimit avokati Maks Haxhia shprehu bindjen se ky vendim do të prishet nga Gjykata e Apelit ku do të ankimojnë, pasi sipas tij pretendimet e mbrojtjes janë të argumentuara në ligj.

Haxhia: Analizuam gjithë dosjen mbi bazën e të cilës gjykata e shkallës së parë të krimeve të rënda kishte pranuar kërkesën e organit të prokurorisë për caktimin e masës së arrestit në shtëpi, ndryshimi ishte se nuk pranoi kërkesën për arrest me burg. Në gjithë materialin e dosjes së paraqitur nga prokuroria nuk kishte asnjë provë të re që të implikonte me dyshime të arsyeshme të bazuara në prova implikimin e Tahirit në ndonjë vepër penale, përfshirë dhe ato të akuzës.

Skafi me të cilin ka udhëtuar Tahiri me familjen e tij në Greqi është një skaf i një biznesmeni që ja ka marrë hua dhe pasi ka pësuar defekt është kthyer në Shqipëri. Skafi është i blerë sipas të gjitha rregullave. Në drejtësi nuk ka ti thua, unë them, ka unë provoj me argumenta këtë pretendim. Një gjë e tillë nuk është provuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/saimir-tahiri-neser-para-krimeve-te-renda-mesohet-emri-i-gjyqtares