Shqipëria dhe Serbia, ofertë të përbashkët turistike për vendet e treta. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, deklaroi nga Beogradi, ku firmosi një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e turizmit me ministrin serb të tregtisë, turizmit dhe telekomunikacionit, Rasim Laji?, se bashkëpunimi do të shtrihet edhe në vendet e tjera të rajonit, si Mali i Zi, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë e Maqedoni.
Marrëveshja e bashkëpunimit midis dy vendeve parashikon bashkëpunimin në fushën e turizmit; promovim të përbashkët të turizmit mes Shqipërisë e Serbisë, paketa të përbashkëta për vendet e treta, programe arsimore, aftësimi profesional të personelit, si dhe studime dhe projekte kërkimore në fushën e turizmit.