Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Enver Hafizi, nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, u la në masën ?detyrim paraqitje?, nga ?arresti shtëpiak?, ku ndodhej prej disa javësh. Gjykata e Lezhës ka rivlerësuar masën e dhënë më parë nga Gjykata e Apelit në Shkodër për akuzat për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.
Sipas vendimit të togave të zeza në Lezhë, Hafizi do të paraqitet dy herë në muaj në policinë gjyqësore, teksa i është bllokuar pasaporta për të mos u larguar jashtë vendit.
Më herët, Hafizi kishte paraqitur pranë Gjykatës së Shkalles së Parë në Lezhë kërkesën për zëvendësim masës së sigurisë, ndërsa kërkesa e palës mbrojtëse u pranua edhe nga prokurori i çështjes, i cili u shpreh se hetimet ndaj Hafizit kanë përfunduar dhe lirimi i tij nuk ndikon në prishjen e provave.
Në fund gjykatësi Artan Hajredinaj, vendosi ndryshimin e masës së sigurisë për Hafizin, duke shpjeguar se gjykata nuk mund te caktoje një masë më të rëndë se ajo e propozuar nga prokurori. Bashkë me Hafizin, në pranga ra edhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj dhe 12 persona të tjerë, pasi akuzohen se tjetërsuan 234 mijë metra tokë në bregdetin e Shëngjinit, duke falsifikuar dokumentet.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tjetersimi-i-pronave-ne-shengjin-nenkryetari-i-bashkise-lezhe-hetim-ne-liri