Ora News - Në SHBA për 20 mijë euro, zbulohen trafikantët. Ndihmuan dhe 2 policë

2018-05-15 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një grup kriminal prej 17 personash që falsifikonin viza amerikane e angleze, u godit gjatë operacionit të koduar ?272?, i cili zgjati 2 ditë. Pjesë e rrjetit kriminal ishin edhe dy policët Entela Çala dhe Arian Uku, ndërsa për çdo person ata merrnin deri në 20 mijë euro. Detajet e operacionit i bëri të ditura Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Sipas policisë, Gentjan Stojku dhe Alfred Myrtaj, ishin ndërlidhësit mes dy grupeve që vepronin në Shqipëri dhe Greqi, kurse Marjo Myrtaj ishte korrieri mes tyre.

Ndërsa policët dyshohet se i ndihmonin trafikantët me informacione kundrejt rryshfetit, ndërsa përgjegjësinë për gjetjen e personave që trafikoheshin në SHBA dhe vende të tjera, e kishin shtetasit Ilir, Alfred dhe Marjo Myrtaj, të cilët bashkë me Albert Xhelilajn falsifikonin dokumentet.

Ata që gjenin njerëz për trafikim ishin personat e tjerë të listës prej 17 të arrestuarve. Në kërkim është shpallur një 26-vjeçar nga Gjirokastra, ndërsa në total këtij rrjeti kriminal i janë arrestuar 41 persona.

Ardi Veliu: Nisur nga informacionet e mbledhura dhe të administruara është dokumentuar me prova se shtetasit Alfred Myrtaj, Marjo Myrtaj, Albert Xhelilaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin falsifikime të dokumenteve si letërnjoftime, pasaporta, viza, duke pajisur persona të ndryshëm kundrejt përfitimit monetar dhe material. Nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të tjera të udhëtimit, ky grup transportonte njerëz në shtete të ndryshme, kryesisht: SHBA, Kanada dhe Mbretëri e Bashkuar.

Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të këtij procedimi penal rezultoi se shtetasit Ilir Myrtaj, Alfred Myrtaj, Marjo Myrtaj, Albert Xhelilaj, Gentjan Stojku, Florjan Hysenaj, Entela Çala, Keldi Beshi, Arben Kadiu, Ismail Alushani, Ylli Gokaj, Aleksandër Leka, Shkëlqim Mema, Qazim Hysko, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal siguronin persona, të cilët kishin interes për të udhëtuar në shtetet e përshkruara më sipër, shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkaterrohet-grupi-i-falsifikatoreve-mes-te-arrestuarve-dy-police