Lulzim Basha kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, të cilin demokratët e akuzojnë se po i fshihet përgjegjësisë ligjore dhe politike duke i garantuar mbrojtje vëllait të tij, Agron Xhafaj, të dënuar për trafik ndërkombëtar droge në Itali me 7 vjet e 2 muaj burg.
?Në emër të Partisë Demokratike, në emër opozitës, kërkoj largimin e menjëhershëm të Fatmir Xhafajt nga detyra e Ministrit të Brendshëm. Shqipëria nuk mund të përballojë dot të shkojë nga një ministër i brendshëm i drogës tek një ministër tjetër i brendshëm i drogës.?
Vetëm përmes largimit nga detyra e Ministrit të Brendshëm, Basha thotë se i hapet rruga hetimeve, përballë një prokurorie të kapur sipas tij nga dyshja Rama-Xhafaj.
?Fatmir Xhafaj duhet t?i nënshtrohet së pari hetimit të ligjit anti-mafia për pasuritë si familjar i personave me aktivitet mafioz. Duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, si rezultat i të cilave, vëllai i tij Agron Xhafaj i dënuar për trafik ndërkombëtar droge nga drejtësia italiane me 7 vjet e 2 muaj nuk ka bërë asnjë ditë të vetme burg, as në Itali dhe as në Shqipëri. Duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, si rezultat i të cilave Agron Xhafaj i ka shpëtuar vuajtjes së dënimit. Duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, që mundësojnë vazhdimin e aktivitetit kriminal të Agron Xhafaj.?
Çështja ?Xhafaj? mblodhi më herët në selinë blu Lulzim Bashën me krerët e partive opozitare, të cilët vendosën të protestojnë të mërkurën përpara Ministrisë së Brendshme, me qëllim dorëheqjen e ministrit.
Edhe ne komisionet parlamentare opozita pengoi zhvillimin normal te mbledhjeve, duke përsëritur të njëjtën kërkesë. Sipas Partisë Demokratike, nëse Xhafaj nuk do të largohet nga funksionet e tij shtetërore deri të enjten, atëherë opozita pritet të bllokojë punimet e Kuvendit.