Tritol shtëpisë private ne Tiranë, plagosen bashkëshortet - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-15 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Burrë e grua janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm tritoli në kryeqytet mëngjesin e kësaj të marte.Shpërthimi ndodhi rreth orës 6:22 minuta pranë një shtëpie private në zonën e Mëzesit.Sipas policisë mësohet se bashkëshortët janë në spital, dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ata janë identifikuar si Lulezim Selfo 48 vjeç dhe Lirie Selfo 40 vjeç.Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në momentin që çifti ka qenë në oborr dhe ka hapur derën e shtëpisë, ku mendohet se ishte vendosur tritoli.Policia dyshon se bëhet fjalë për një konflikt pronësie, por po heton edhe për pista të tjera.

Free Traffic Exchange