Report TV - Gjykata e lë në arrest shtëpie Tahirin, avokati Haxhia: Apeli do ta lirojë ish Ministrin

2018-05-15 0

Avokati i Saimir Tahiri, Maks Haxhia në përfundim të seancës deklaroi se do të apelojnë vendimin e Shkallës së Parë dhe janë optimistë që Apeli do të rrëzojë masën, pasi ndaj ish-ministrit nuk ka asnjë provë kundër.

Materiali nga prokuroria nuk kishte asnjë provë të re ndaj Saimir Tahirit. Prokuroria tha se duhet të arrestohet për shkak se në zyrën time mund të ndërhyjë duke prishur provat. Por kur nuk je i zoti që të ruash veten!! Skafi me të cilin ka udhëtuar Tahiri me familjen për në Greqi ka qenë i Orget Liperit, ia ka marrë hua, pasi ka pësuar defekt është kthyer në Shqipëri. Në drejtësi nuk ka unë them, ti thua, apo unë mendoj, ti provon, por duhet të provohen. Pse Moisi Habilaj duhet të kujdesej për Tahirin? Pyesni prokurorinë për këtë? Jemi të bindur se apeli do të rrëzojë masën e shkallës së parë.

Avokati Maks Haxhia
Saimir Tahiri akuzohet për ?Trafik të narkotikëve? në formën e ?Grupit të strukturuar kriminal? dhe ?Korrupsionit Pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë? në kuadër të hetimeve per dosjen Habilaj.

Free Traffic Exchange