Ora News - Stop qeseve plastike! Nga 1 korriku do përballeni me gjoba

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një korriku i këtij viti do të shënojë fundin e tregtimit për ato qese plastike që janë në dëm të mjedisit. Qeset e reja do të jenë të markuara dhe të gjurmueshme, ndërsa subjektet që nuk zbatojnë vendimin do të përballen me penalitete.

Qeset plastike, të cilat pas përdorimit përfundojnë kudo në tokë e lumenj, janë një ndër ndotësit kryesor të mjedisit pasi kërkojnë një kohë të gjatë për tu shpërbërë.

Ndalimi i importit, prodhimit dhe tregtimit të tyre është hapi i rradhës që qeveria ndërrmer në mbrojtje të mjedisit.

Por kjo masë nuk është radikale, në treg do të mbeten ende qese plastike por vetëm ato që janë paqësore me mjedisin.

Ornela Çuçi: Do të hiqen nga tregu qeset mbështjellëse dhe transportuese, ato që marrim çdo ditë nga tregu i frutave. Do mbeten në treg qeset që janë për përdorim higjeno-sanitar, qeset e zeza.

Zëvendësministrja e Mjedisit, Ornela Çuçi, shpjegon se qeset e reja që nuk do të jenë poshte 35 mikron, do të jenë të markuara.

Ornela Çuçi: Qeset pastike këtej e tutje do të jenë të markuara dhe të gjurmueshme.Pra do të dimë ditën e tyre të prodhimit, çfarë biodegraduesi ka brenda, do të dimë gjithashtu dhe markimin se nga kanë ardhur, ku janë prodhuar këto qese.

Prodhuesit dhe tregtarët që do të vijojnë të qarkullojnë qese plastike nën 35 mikron pas muajit korrik rrezikojnë gjobë nga 1 deri në 1.5 milionë lekë të rinj.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/stop-qeseve-plastike-nga-1-korriku-do-perballeni-me-gjoba