Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, inspektoi fazën përfundimtare të punimeve që Autoriteti Rrugor Shqiptar po kryen në hyrjen e qytetit të Sarandës.
Projekti parashikon rikonstruksionin e aksit rrugor Ura e Gajdarit deri në hyrje të qytetit të Sarandës dhe ka vlerën financiare 280 milion lekë të reja.
Aktualisht ka përfunduar edhe asfaltimi dhe është hapur qarkullimi i lirë për mjetet.
Gjiknuri: Jemi këtu në rrugën hyrëse të Sarandës, një vepër kaq e rëndësishme që zgjidhi një problem shumë vjeçar për qytetin. Një vepër e financuar nga qeveria shqiptare e cila tashmë është e hapur për lëvizjen e trafikut me të gjitha parametrat.
Besoj brenda një muaji siç edhe nga komunikimet e fundit që kam bashkë me Autoritetin Rrugor dhe me kompaninë zbatuese, kjo rrugë do të jetë plotësisht e përfunduar me sinjalistikën përkatëse dhe me të gjithë veprat që i përkasin.
Punimet për këtë investim në infrastrukturën e qytetit bregdetar nisën në muajin gusht të vitit të kaluar.
Brenda një muaji parashikohet që të përfundojnë edhe trotuaret dhe sinjalistika përkatëse e këtij segmenti.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/punimet-hyrjen-e-sarandes-gjiknuri-investimi-perfundon-brenda-nje-muaji