Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kafshët që shpesh herë lëvizin në rrugë dhe mungesa e elementëve të sigurisë e kanë kthyer segmentin që lidh Kukësin me Rrugën e Kombit në një njollë të zezë aksidentesh. Rasti i fundit u shënua disa ditë më parë, ku tre të rinj mbetën të plagosur rëndë, ndaj drejtuesit e mjeteve kërkojnë ndërhyrje për të shmangur fatalitetet që ndër vite nuk kanë munguar.
Segmenti që lidh qytetin e Kukësit me Rrugën e Kombit përmes urës mbi Drinin e Zi është kthyer në një njollë të zezë aksidentesh.
Rasti i më i fundit ishte ai katër ditëve më parë, kur tre rinj nga Lezha i shpëtuan mrekullisht një fataliteti.
Drejtuesit e mjeteve thonë se fushë pamja e kufizuar dhe kthesa e fortë janë shkaqet kryesore të aksidenteve.
Lëvizja e kafshëve të banorëve të zonës, por dhe mungesa e elementëve mbrojtës të sigurisë rrugore, janë të tjera shkaqe aksidentesh.
Të rrezikuar janë edhe banorët që i kanë ndërtuar shtëpinë poshtë rrugës. Ata jetojnë çdo ditë me frikën se mjeti radhës mund të përfundojë në oborret e tyre.
Rrezikshmëri paraqet edhe aksi tjetër që lidh Kukësin me Prizrenin dhe zonat e banuara përgjatë Rrugës së Kombit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rruga-hyrese-e-kukesit-nje-njolle-e-zeze-aksidentesh