Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qytetarët duket se nuk do ta paguajnë taksën e pronës as gjatë këtij muaji edhe pse në bazë të ligjit ajo ka hyrë në fuqi nga 1 prilli.
Burime Nga Ujsellës Kanalizimet kanë konfirmuar për Ora News se edhe për këtë muaj fatura që do të shpërndahet nuk do të ketë ndryshim pasi ende nuk kanë një udhëzim të mirëfilltë për ndryshimin e përllogaritjes. Por drejtori i Taksës dhe Pasurisë në ministrinë e Financave Enton Duro shpjegon se ministria është ende në pritje të relacioneve nga bashkitë nëse do ta nisin procesin ose jo
Enton Duro: Ende nuk kemi një informacion të plotë se çfarë bashkitë po bëjnë nga pikëpamja e vjeljës së taksës me qytetarët. Ne kemi ndarë një pyetësor ne cdo bashkia e cila do të vijë deri në datën 15 dhe do të na krijojë një tablo të plotë si bashkitë operojnë për vjeljen e taksës. Ende për momentin nuk kemi një informacion zyrtar nga bashkitë.
Nuk dihet se kush do të jetë përgjigja e bashkive ndërkohë për të gjithë ata qytetarë që mund të mos jenë dakort me përllogaritjen e taksës së re sipas drejtorit do të kenë mundësi të ankohen pranë bashkisë.
Enton Duro: Ai mund të drejtohet zyrave të taksave në bashki duke kërkuar procesin e korrigjimit që është përfshirë në metodologji.
Taka e re për banesat ka hyrë në fuqi në datën 1 prill dhe fatura me përllogaritjen në bazë të çmimit të referencës dhe sipërfaqes do të shpërndahej në fillim të majit.Për qytetarët taksa e banesës do të jetë 0.05% e vlerës ndërsa për bizneset do jetë 0.2%.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shtyhet-pagesa-taksen-e-prones