Aksi rrugor që lidh qytetin e Kukësit me rrugën e kombit nëpërmjet Urës së Drinit të Zi, si në hyrje dhe në dalje, prej vitesh është kthyer në burim aksidentesh. Rasti më i fundit ndodhi 3 ditë më parë ku tre të rinj nga Lezha i shpëtuan mrekullisht rënies në liqen.
Sipas drejtuesvë të automjeteve, kjo pjesë rruge ka fushëpamje të kufizuar dhe kthesa të forta, njëkohësisht edhe shtresa e asfaltit është jashtë çdo standarti.
Burim tjetër aksidentesh sipas tyre janë edhe lëvizjet e shpeshta të kafshëve, të cilat ecnin në mes të rrugës. Ndërkohë që mungojnë edhe barrierat anësore, sinjalistika, por edhe elementet të tjere të sigurisë.