Partia Demokratike publikoi një audio-përgjim që sipas saj implikon vëllain e Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafajn në trafikun e drogës.
Në materialin audio demokratët pretendojnë se biseda zhvillohet mes Agron Xhafajt dhe një bashkëpunëtori të tij në trafikun e drogës me Italinë, i cili pasi kishte vuajtur dënimin në shtetin fqinj është kthyer në Vlorë, ku i kërkon ndihmë vëllait të Ministrit të Brendshëm për t?i siguruar të trafikojë një ngarkesë me drogë. Sipas opozitës lidhja mes bashkëpunëtorit dhe Agron Xhafajt bëhet përmes një personi të tretë më emrin Ermal, mik i ngushtë i vëllait të Ministrit të Brendshëm.