Ora News - Akuzat për falsifikim, deputetët e PS: Neni është konsultuar me ndërkombëtarët

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputetët e PS, Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi kanë kundërshtuar akuzat e opozitës për falsifikimin e ndryshimeve në ligjin për kodin e procedurave penale. Ata thanë se gjithcka ka qenë transparente dhe pika për të cilën flet PD është konsultuar edhe me partnerët ndërkombëtarë.

Akzuat disaditore të PD ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj morën përgjigje nga deputetët Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi. Ata hodhën poshtë pretendimet se gërma "f" e nenit 491 e kodit të procedurës penale është ndryshuar me synim mbrojtjen e vëllait të Xhafajt, teksa siguruan se përmirësimi i kodit është kërkuar nga Update

Ulsi Manja: Ky draft dhe posacërisht neni 491, gërma f, për të cilën hedh baltë nga mëngjesi në darkë opozita ka qenë i refletuar jo vetëm në draftin e grupit të punës së ekspertëve, por në datën 12 mars një ditë përpara sesa komisioni i ligjeve të fillonte diskutimin dhe miratimin në parim të pr/ligjit për disa ndryshime në kodin e procedurës penale ka qenë i shpërndarë në variantin e integruar, relatorëve, EURALIUS, UPDATIT, deputetëve të LSI sepse PD në atë kohë e ndiqte miratimin e këtij pr/ligji nga çadra, LSI por edhe ministrise se Drejtesise qe ne ate kohe drejtohej nga LSI.

Akuzat i cilësuan orvatje të opozitës për të goditur reformën në drejtësi dhe për të penguar celjen e negociatave.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/akuzat-falsifikim-te-nenit-491-deputetet-e-ps-eshte-konsultuar-me-nderkombetaret

Free Traffic Exchange