Report TV - Skandali me miellin, AKU kallëzon dy importuesit e mëdhenj

2018-05-15 2

Skandali për cilësinë e miellit vijon tanimë me prova konkrete. Report TV disponon dokumentin, në të cilin Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kallëzuar në Prokurori dy prej kompanive më të mëdha importuese të miellit në vend, "Vëllezërit Hallaçi" dhe "Besniku sh.p.k" të cilat kanë deklaruar shifra të gabuara të nivelit të proteinave.

Ky kallëzim në prokurori vjen pasi AKU ka ushtruar kontrolle zyrtare intensifikuese mbi monitorimin e këtyre Operatorëve me aktivitet ekonomik ?Prodhim, përpunim, ambalazhim e fabrikim i miellrave të llojeve të ndryshme, tregtim me shumicë e pakicë i tyre, import-eksport i tyre?, të cilat produktin ?Grurë? dhe produktin ?Miell? e importojnë nga vendet e tjera, kryesisht nga vend-origjina (Rusia, Serbia, Italia etj?) duke i sjellë këto produkte ushqimore në territorin Shqiptar, nëpërmjet pikave të kalimit kufitar ose në mënyrë të jashtëligjshme.