Kryeprokurorja Arta Marku ka vendosur pezullimin nga detyra të prokurores Rovena Gashi dhe të bashkëshortit të saj Dritan Gina. Rovena Gashi cilësohej edhe si ?krahu i djathtë? i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Çifti i prokurorëve janë pezulluar, pasi sipas prokurorisë janë marrë të pandehur për refuzimin të deklarimit të pasurisë.
Sipas Kryeprokurores Arta Marku, prokurorja Gashi dhe bashkëshorti i saj do të jenë të pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës. Prokuroria e Durrësit pas hetimit të nisur për çiftin vendosi që t'i marrë të pandehur. Shifrat e fshehur nga çifti Gashi-Gina mbetet e pazbardhur, ndërsa vendimi për pezullimin u mor të premten, por u zbardh ditën e sotme.
Rovena Gashi ishte prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, ndërsa burri i saj Dritan Gina ka qenë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Pak muaj më parë çifti i prokurorëve u përfshi në akuza ndaj Kryeprokurores, pasi Dritan Gina u shkarkua si drejtues i prokurorisë së Elbasanit ku ishte i komanduar duke u rikthyer në Tiranë, ndërsa gruaja e tij, Gashi u shkarkua nga posti i drejtueses së Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme duke kaluar prokurore e thjeshtë.