Report TV - Greva, kreu i FSDKSH: Pranë një marrëveshje me farmacistët

2018-05-15 0

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor lajmëroi sot arritjen e marrëvëshjes me Urdhrin e Farmacistëve për disa çështje kontraktuale, të cilat ishin kërkesa ndër vite të subjekteve farmaceutike. Por FSDKSH nuk ka dhënë dakordësi për ato çështje të cilat cënojnë parimet mbi të cilat bazohet Fondi: Siguria e barnave për pacientët.

?Pas bisedimeve disa ditore që kemi kryer me përfaqësuesit e Urdhërit të Farmacistit, ne kemi mbërritur në një të mesme të përbashkët. Ka patur dakordësi dhe mirëkuptim, si dhe lëshime aty ku ishte e nevojshme dhe ku nuk prekeshin ato që ne i konsiderojmë parime të pacënueshme, në interes të pacientëve që përfitojnë nga rimbursimi I barnave?, deklaroi drejtori I Fondit, Eduard Ahmeti.