Ora News - Vasili: Neni 491 shteg që trafikantët t'i shpëtojnë ekstradimit, Manja dhe Hysi gënjyen

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, tha se Neni 491 i Kodit të Procedurës Penale ka qenë një shteg për trafikantët për t'i shpëtuar ekstradimit.

Vasili tha në një konferencë se kreu i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja gënjeu kur deklaroi se për ndryshimin e nenit ishte njohur edhe Ministria e Drejtësisë.

Vasili: Sot dy anëtarë të Komisionit të Ligjeve, Manja dhe Hysi u përpoqën t'i bëjnë alibi gënjeshtrës dhe mashtrimit të radhës. Së pari, çdo nen, çdo propozim që jep ky Parlament i propozohet komisionit parlamentar përkatës dhe për çdo nen, komisioni është i detyruar se si ky nen ishte edhe cili bëhet ndryshimi. Çfarë ndodhi me nenin 491? Ju e patë se si dy gënjeshtarë të pacipë, u treguan qytetarëve se neni ishte miratuar sipas një varianti të një komisioni. Pyetja është cila ishte varianti dhe cili ishte komisioni? Drafti ishte propozuar nga Vasika Hysi. Ata pranuan se ky nen nuk ishte hedhur në proceverbalin e punës së komisionit. Ndryshimi nuk u tha. U fut tinëz si një lojë emailesh.

Dëgjova me shumë kërshëri edhe gënjeshtrën e Ulsi Manjës, i cili për shkak të partizanllëkut delitant dhe provincial, është gati të shkatërrojë edhe reformën në drejtësi. Tha se u kemi dërguar email të gjitha ministrive. Unë kam qenë ministër Drejtësie dhe nuk kam marrë asnjë rast ku ne të themi po jemi dakord me këtë ndryshim. Nuk qe i zoti të nxjerrë qoftë edhe një rast të vetëm një miratim që Ministria e Drejtësisë në atë kohë kishte thënë "po".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vasili-neni-491-shteg-qe-trafikantet-ti-shpetojne-ekstradimit-manja-dhe-hysi-genjyen