Ora News - Do shembet Teatri? Artistët: E papranueshme, në 4 vite asnjë investim

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Artistët në Komisionin e Medias kërkuan që Teatri Kombëtar të futet në zonen e monumenteve të Kulturës dhe akuzuan ministrinë së në 4 vite nuk kanë investuar asnjë qindarkë në restaurimin e Teatrit Kombëtar. Në mungesë të Kumbaros, deputeti Fidel Ylli tha që nuk ka asnjë vendim për shembjen e Teatrit, por ka një dëshirë politike të Kryeministrit për një Teatrër të ri.

Si artistët, ashtu edhe deputetët bien dakord për vlerat historike që mbart Teatri Kombëtar, por qëndrimi i tyre ndryshon në rikonstruksionin e tij apo ndërtimin e një Teatrit të ri mbi rrënojat e godinës së vjetër. Edhe pse ministrja Kumbaro mungonte, në seancën dëgjimore në komisionin e medias, artistët u shprehen se Ministria e Kulturës në 4 vite nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për Teatrin, ndërsa ngriti shqetësimin se aty jepen 3 shfaqje për fëmijë ku rrezikojnë jetën 600 fëmijë

Kastriot Çipi, regjisor: Në programin elektoral 2013-2017 premtohet rikonstruksioni i Teatrit Kombëtar, në 4 vjet nuk paguhet asnjë qindarkë.

Tetari Kombëtar shkaktoi debate dhe akuza mes deputeëve të mazhorancës dhe opozitës.

Albana Vokshi: Mos krijojmë alibira pa lidhje që ska lek buxheti kur nuk dihet sa do kushtojë.

Fidel Ylli: Godina është jashtë funksionit

Albana Vokshi: Pse është jashtë funksionit?! Spese e keni lënë?

Luçiano Boçi: Si mund të jetë i bukur një teatër i rrethuar nga 7 kulla, unë këtë nuk e kuptoj dot.

Artistët kërkojnë ligj të ri për artin dhe kulturën , ku të përcaktohet qartë statusi dhe buxheti për Teatrin Kombëtar dhe teatrot në rrethe. Ndërkohë më herët kryetarja e komisionit Albana Vokshi ndaloi mbledhjen e komisionit duke nxjerrë jashtë median për shkak të konferencës së PD, me arsyetimin se komisioni nuk do të kishte vëmëndjen e duhur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/do-shembet-teatri-artistet-e-papranueshme-ne-4-vite-asnje-investim

Free Traffic Exchange