Ora News - Laborator droge mes lopëve, biznesmeni Çilotaj hetohet për pastrim parash

2018-05-15 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Biznesmeni në kërkim, Vladimir Çilotaj, në pronën e të cilit pak ditë më parë u zbulua një laborator drogë ende në ndërtim është vënë nën hetim për pastrim parash. Prokuroria dyshon se ai ka përdorur disa aktivitete për të fshehur të ardhura nga veprimtari kriminale.

Prokuroria e Fierit ka nisur një hetim pasuror ndaj biznesmenit tashmë në kërkim policor Vladimir Çilotaj, në pronat e të cilit u zbulua një laborator kanabisi ende në ndërtim.

Magazina, rezulton të jetë vetëm një nga pronat e Çilotajt i cili rezulton se ka disa aktivitete të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Por bazuar në të shkuarën e biznesmenit, dhe detajeve të reja që ka nxjerrë hetimi për laboratorin e drogës, prokuroria e Fierit ka ngritur dyshime se ai mund të ketë konsumuar veprën penale të ?pastrimit të produkteve të veprës penale?.

Ai dyshohet që prej vitesh të ketë qenë i përfshirë në aktivitete të paligjshme, si në vjedhjen dhe përpunimin e paligjshëm të hidrokarbureve, gjë për të cilën është proceduar në vitin 2011 dhe së fundmi si i dyshuar në prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Një nga kompanitë e Çilotajt e kryen aktivitetin në zonën e Semanit dhe këtu lindin dyshimet e hetuesve, sepse në Seman u gjet edhe gomonia që do përdorej për trafik droge, në të njëjtën ditë që u zbulua laboratori.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-gjet-nje-laborator-droge-ne-magazine-cilotaj-ne-hetim-pastrim-parash

Free Traffic Exchange