Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Çdo oficer i policisë gjyqësore që ka karrierë të gjatë dhe pretendon të bëhet gjykatës ose prokuror, duhet të bëjë Shkollën e Magjistraturës. Kjo është risia e projektligjit për Policinë Gjyqësore, ndërsa në Komisionin e Ligjeve pati rezerva për bashkëpunimin me prokurorinë.
Për t?u bërë prokuror ose gjykatës, një oficer i policisë gjyqësore, duhet të bëjë Shkollën e Magjistraturës. Kështu u shpreh në Komisionin e Sigurisë, Vasilika Hysi, relatorja e projektligjit për Policinë Gjyqësore.
Hysi: Për shërbimet e policisë gjyqësore dhe oficerët e policisë gjyqësore që janë aktualisht në detyrë. Meqenëse ndryshon statusi i tyre, ata nuk mund të promovohen më dhe të bëhen gjyqtarë dhe prokurorë pa bërë Shkollën e Magjistraturës, siç ka ndodhur deri sot.Ky ndryshim statusi ka nevojë të trajtohet me kujdes, që oficerët e policisë me karrierë që kanë kontribute, të kenë vendin e tyre të merituar.Por edhe në ligjin për statusin dhe funksionimin e prokurorëve ne u kemi dhënë mundësi atyre të kandidojnë, të konkurojnë në Shkollën e Magjistraturës për tu bërë më pas gjyqtarë dhe prokurorë.
Pjerin Ndreu, si ish-drejtues i Policisë së Shtetit, konstatoi disa problematika, përsa i përket bashkëpunimit me prokurorinë dhe pagat e Oficerëve të Policisë Gjyqësore.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tu-bere-prokuror-ose-gjykates-policet-gjyqesore-duhet-te-bejne-magjistraturen