Një përfaqësi e Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit ishte në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.
Para deputetëve të këtij komisioni ata renditën arsyet që sipas tyre pse nuk duhet të shembet Teatri Kombëtar. Ata përsëritën kërkesën e tyre për rikonstruksion të godinës.
Artistët kërkuan që Teatri Kombëtar të shpallet monument kulture dhe thanë se si qeveritë e majta dhe të djathta janë përgjegjëse për situatën në të cilën ndodhet sot shtëpia e artistëve.