Report TV - Magjistratët, PS me sytë nga LSI për 84 vota

2018-05-15 0

Flirti politik PS-LSI aktivizohet sërisht.
Ndryshimi i ligjit për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, propozuar nga dy deputetë të PS-së, Manja e Ferhati me qëllim emërimin e magjistratëve dhe pranimet e reja në radhët e tyre, kërkon 84 vota.
PS nuk i ka e vetme këto vota, ndaj i duhet ndihma e deputetëve të opozitës. Ndryshimi ligjor kërkon që magjistratët që diplomohen në qershor të emërohen në pozicione si gjyqtarë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ndërsa si prokurorë nga Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku.
Opozita mund të ketë rezerva për riaktivizimin e kompetencave për KLD-së që është në ditët e saj të fundit, e akoma më shumë me fuqizimin e prokurores së përgjithshme të përkohshme zgjedhur vetëm me votat e PS-së.

Free Traffic Exchange