http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse jemi në mes të muajit Maj, bashkitë duken ende të paqarta për mënyrën se ku do ta vjelin taksën e pronës. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë si dhe Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë, thonë se nuk do të jenë këto institucione që do të merren me këtë proces, duke ngritur pikëpyetjet për rrugën që do të ndiqet. Ndërsa vetë bashkia tiranë nuk ka një përgjigje të saktë për këtë çështje.
Nga ana tjetër Drejtoria e Taksës së Pasurisë në Ministrinë e Financave, u ka kërkuar informacion shtesë bashkive lidhur me masat që kanë marrë për zbatimin e kësaj takse.
?Ne u jemi drejtuar me një formular 61 bashkive ku u kërkojmë masat që ato kanë marrë apo do të marrin për të zbatuar këtë procedurë. Është në kompetencën e tyre të vendosin nëpërmjet këshillave bashkiak lidhur formën që do të ndjekin. Por ne mendojmë se deri në krijimin e kadastrës fiskale, kjo procedurë do të vijojë siç ka qenë, ata që e paguanin tek fatura e ujit do të vijojnë ndërsa të tjerët që e paguanin në bashki do të bëjnë të njëjtën gjë.?- thotë Enton Duro, drejtor i përgjithshëm i taksës së pasurisë në ministri.
Drejtori vijon më tej kur thotë se kjo cilido qytetar që do të ketë kundërshtime mbi vlerën e taksës do të ankohet në bashkinë përkatëse.
?Në rast se një individ nuk është dakord me shumën e përllogaritur ai do të ankohet në zyrën e tatim taksave të bashkisë, aty ku janë ngritur dhe grupet përkatëse të administrimit të taksës. E nëse nuk gjejnë zgjidhje, ata do të kryejnë ankimimin në bashki?- vijon më tej Duro.
Por ligji ka parashikuar edhe metoda alternative në rast se mungojnë të dhënat për sipërfaqen e banesës.
?Në rast se nuk kemi të dhëna të sakta për një objekt banese, por konstatojmë se ajo është ndërtuar para vitit 1993 atëherë qytetari do të ?faturohet afrofe? për një sipërfaqe prej 70 metra katror. Nëse ndërtesa është ndërtuar pas 93 ai do të paguajnë për një sipërfaqe prej 100 metra katror.?
Sipas ligjit në fuqi, taksa e pasurisë ka nisur zbatimin nga muaji prill, por ajo ende nuk ka nisur të faturohet tek qytetarët.