Report TV - Greva/ Kreu i FSDKSH: Kontrata e ka rregulluar procesin, dakordësi me farmacistët

2018-05-15 0

Lidhur me grevën e ndërmarrë sot nga farmacistët në mbarë vendin, kreu i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Eduart Ahmeti, gjatë një deklarate për mediat tha se palët janë duke biseduar dhe se janë pranë një marrëveshjeje.

Sigurimi i barnave bëhet me qëllim që ato të jenë të sigurta për pacientët. Gjetëm dakordësi dhe mirëkuptim nga farmacistët. E rëndësishme është se palët të sqarohen dhe të kuptojnë qartë, të drejtat dhe detyrimet reciproke që rrjedhin nga kontrata. Ato nuk e kanë penguar procesin kontaktuale, përkundrazi e kanë disiplinuar atë. Një pjesë të kërkesave të farmacistëve i kemi marrë parasysh.

Free Traffic Exchange