PD publikon pergjimin: Agron Xhafaj vazhdon trafikimin e drogës

2018-05-15 0

Partia Demokratike akuzon vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj se vazhdon të jetë në krye të një grupi trafikimi ndërkombëtar droge me qendër në Vlorë, edhe gjatë kohës që vëllai i tij është në krye të Ministrisë.

?I vëllai nuk bën një jetë normale, ai është një nga bosët më të fuqishëm të trafikut të drogës në Shqipëri që drejton dhe koordinon një grup kriminal me qendër në Vlorë. PD publikon sot një material audio që vërteton se Agron Xhafaj e kryen aktivitetin kriminal të trafikimit edhe gjatë kohës që vëllai është ministër i Brendshëm?, tha deputeti Ervin Salianji.
Deputeti tjetër i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj akuzoi ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se ka shfrytëzuar postin publik dhe pushtetin politik për t?i siguruar paprekshmëri nga ligji vëllait Agron Xhafaj, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge me 7 vjet e 2 muaj burg.