Ora News - Reagimi i Ilir Metës për Saimir Tahirin

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Drejtësia të veprojë në mënyrë të pavarur sipas ligjeve të shtetit të së drejtës." Ky është komenti i Presidentit Ilir Meta dy ditë pasi gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e sigurisë "arrest shtëpie" për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Meta ndodhet paraditen e sotme në Bashkinë e Cërrikut.

Kreu i shtetit mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 75-vjetorit të Batalionit partizan të Dumresë, ku vendosi kurora me lule në memorialin kushtuar kwtij batalioni.

"Nderim sakrificave të rinisë dhe rezistencës partizante që udhëhoqi Luftën Nacional- Çlirimtare. Wshtw momenti të perkulemi me respekt para deshmoreve te LANÇ"

Burime nga Krimet e Rënda thanë se Tahiri do të dalë para gjykatës për procedurën e marrjes në pyetje brenda 72 orëve nga momenti kur iu njoftua masa e arrestit në shtëpi të shtunën e 12 majit.

Në këtë seancë, sipas burimeve të hetimit, ish-Ministri do të pyetet para gjykatës në lidhje me provat e reja që janë gjetur në adresë të tij për akuzat e korrupsionit të zyrtarëve të lartë publikë dhe trafikimit të lëndëve narkotike në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Organi i akuzës pretendon se një letërporosi e mbërritur nga Italia javët e fundit, përmban përgjime të reja ku anëtarët e grupit të vëllezërve Moisi dhe Artan Habilaj, flasin për Tahirin gjatë kohës që ai ishte Ministër i Brendshëm.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/reagimi-i-ilir-metes-saimir-tahirin

Free Traffic Exchange