Ora News - Rruga Kardhiq-Delvinë, Gjiknuri: Përpara vjeshtës nisim punimet

2018-05-15 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, premtoi në Delvinë, se brenda vitit do të fillojnë konkretizimin dy vepra publike që njëkohësisht përbëjnë shqetësimet kryesore të këtij komuniteti, rruga Kardhiq-Delvinë dhe ujësjellësi i qytetit.

Gjiknuri: ?Kjo rrugë për dy-tre muaj do të fillojë punimet konkrete dhe për dy vjet Delvina e Saranda do të lidhen me Kardhiqin. Do të dalin shumë më shkurt në rrugën kryesore që të çon drejt Levanit e Tiranës. Pra, Kardhiq-Delvinë një investim i qeverisë shqiptare më i madhi që ka parë ndonjëherë kjo zonë, janë 90 milion euro dhe patjetër kjo rrugë do të sjellë një zhvillim të madh ekonomik për Delvinën. Problemi i dytë shumë i rëndësishëm është ai i ujit. Brenda këtij viti do të fillojë investimi për ujësjellësin e Delvinës. Janë mbi 2 milion euro investim, projekti është përfunduar, po bëhen procedurat dhe brenda këtij viti fillon investimi?.

Deklaratën Gjiknuri e bëri gjatë turit të llogaridhënies publike ku së bashku me Ministrin Klosi zhvilluan takime me banorë të Sarandës, Delvinës, Konispolit dhe Finiqit.

Ministri Klosi u ndal tek mundësia që ekziston që Delvina të zhvillojë agroturizmin.

Në takimin e zhvilluar në qytetin e Sarandës, Gjiknuri premtoi zgjerimin e kalatës së portit për të afruar edhe më shumë kroçerat e huaja.

Gjiknuri: ?Saranda ka potenciale turistike dhe ne investojmë aty ku i jepet më shumë ekonomisë shqiptare. Kam komunikuar me shoqëritë e kroçerave për të bërë një projekt shtesë për zgjatjen e kalatës. I kam kërkuar Autoritetit të Portit këtu për të bërë studimin e fizibilitetit të cilin do ta çojmë për financim edhe në Bashkimin Evropian. Një studim për zgjatjen e kalatës, në mënyrë që kroçerat të mos rrinë më në det por të ankorohen siç duhet. Duhet të ketë një numër më të madh dhe ekziston mundësia që nga Prilli në Tetor çdo ditë të ketë të paktën një kroçerë në qytetin e Sarandës?.

Ndërsa Ministri Klosi tha se nga 1 Qershori ne nuk do të lejojnë më derdhjen e ujërave të zeza në det.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rruga-kardhiq-delvine-gjiknuri-perpara-vjeshtes-nisim-punimet