Report TV - Festivali ‘Aulona Folk’, çel sezonin turistik në Vlorë

2018-05-15 4

Çelja e sezonit turistik në Vlorë ka vijuar me aktivitete të shumta por dhe me një festival mbarë ndërkombëtar, Aulona Folk. Ky festival i cili starton për të dhjetën herë në qytetin e Vlorës, ka mbushur jo vetëm skenën e këtij festivali, por edhe turistë nga shumë shtete kanë mbushur rrugët e qytetit bregdetar të Vlorës.

Jo vetëm banorët e Vlorës kanë shoqëruar këto grupe duke kërcyer së bashku me ata, por edhe të huaj, të cilët kanë qenë për fundjavë në Vlorë, kanë shfrytëzuar këtë moment për të vallëzuar dhe bërë foto së bashku me valltarët .