Partia Demokratike vijon akuzat ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, lidhur më vëllanë e tij Agron Xhafaj, i cili është dënuar nga drejtësia italiane me 7.2 vite burg për trafik droge.
Deputetët Alibeaj dhe Salianji, së bashku me ish-ministrin teknik të PD, Bardhi përmes një dalje për mediat nga selia blu ritheksuan sërish sot se ministri i Brendshëm po mbron vëllanë e tij, ndërsa drejtësia nuk vepron.
PD thotë se ministri Xhafaj në 7 tetor 2010 gënjeu kur shpreh se i vëllai i ka vuajtur pasojat ligjore, pasi sipas deputetëve të opozitës, ai nuk ka bërë asnjë ditë burg nga dënimi i dhënë në Itali.
Gjithashtu, sipas PD, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj pengon Ligjin Antimafia të veprojë ndaj Agron Xhafajt dhe tij. Por, Prokuroria ka sqaruar dje për Report Tv se pas akuzave në media ka nisur verifikimet për pasurinë e Agron Xhafajt.