Ngërçi me institucionet e vjetra dhe ekzistuese të drejtësisë, detyron mazhorancën të ndryshojë ligjet e reformës. Ulsi Manja dhe Klotilda Ferhati kanë bërë gati amendimet në ligjin për ?statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë", duke i rikthyer kompetencat KLD-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që i ishin hequr në kuadrë të reformës në drejtësi. Këto dy intitucione duhet të emërojnë gjyqtarët e prokurorët e rinj që mbarojnë shkollën e Magjistraturës, deri sa të ngrihen KLGJ e KLP.Mosngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë, krahas emërimeve të gjyqtarëve e prokurorëve të rinj, bllokoi dhe punën e Shkollës së Magjistraturës. Janë këto 2 struktura që përcaktojnë sesa do jetë numri i studentëve të saj në varësi të vakancave në sistemin e drejtësisë. Për këtë arsye, dy deputetët e PS-së shtojnë në ligj dhe dispozita të tjera tranzitore që i lejojnë shkollës së Magjistraturës që konkursin që nuk e zhvilloi dot në Prill, ta organizojë në Tetor për të pranuar 25 studentë në 2018-n dhe 50 në 2019-n. 3/5 e këtyre studentëve do të emërohen gjyqtarë dhe 2/5 prokurorë.
Paralelisht me ndryshimin e ligjit, që duhet theksuar se ka nevojë dhe për votat e opozitës për t?u miratuar, mazhoranca ka dhe një plan B. Manja e Ferhati i kërkojën kuvendit që nëpërmjet një vendimi të ngrejë Komisionin e Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të Ligjit për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë. Pesë juristë me përvojë mbi 15-vjeçare, për llogari të Kuvendit do të evidentojnë vonesat dhe shkeljet në zbatimine reformës në drejtësi. Për institucionet që nuk zbatojnë afatet, do të merren masa ligjore nga Kuvendi.