PD vijon akuzat ndaj ministrit Xhafaj

2018-05-15 0

Partia Demokratike ka vazhuar akuzat për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe vëllain e tij Agron Xhafaj, i cili është i dënuar në Itali me 7.2 vite burg për trafik droge.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputeti Enkelejd Alibeaj theksoi se Xhafaj deklaroi në vitin 2010 që vëllai i tij ka vuajtur dënimin me burg, por rezulton që Agron Xhafaj nuk ka kryer asnjë ditë burgim.

?Dënimi i Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, me 7 vjet e 2 muaj burgim, është tashmë një fakt i pranuar nga vetë Ministri. Edhe dijeninë e tij mbi këtë dënim, Fatmir Xhafaj e pranoi vetë, duke thënë se këtë vendim e ka gjetur online.

Mirëpo, më 7 Tetor 2010, Fatmir Xhafaj gënjeu publikisht duke thënë se i vëllai për një gabim dhe faj që ka bërë, i ka vuajtur pasojat ligjore.

Saktësisht ka thënë: ?Një gabim dhe faj, për të cilin i vuajti pasojat ligjore. Historia e tij vetjake ishte dhe mbetet rekordi i vetëm negativ i tij përballë ligjit?.

E vërteta është që ministri Fatmir Xhafaj ka gënjyer. Agron Xhafaj nuk ka bërë asnjë ditë burg nga dënimi i dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë, me 7 vjet e 2 muaj burgim, për trafik ndërkombëtar droge. Ai nuk ka vuajtur asnjë pasojë ligjore, ndryshe nga sa deklaron Fatmir Xhafaj. Si Kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe ministër i Brendshëm e ka ndihmuar Agron Xhafajn t?i shpëtojë drejtësisë. Shqiptarët mbajnë mend me dhjetra raste të burgosjes së kryefamiljarëve që nuk paguajnë dot faturën e energjisë elektrike, apo burgosjen e qytetarëve kukësianë që protestuan për mbijetesën e tyre përballë traut të taksës korruptive Rama në Rrugën e Kombit.

Ndërkohë Agron Xhafaj i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, jo vetëm nuk burgoset, por ka imunitet mbi ligjin dhe ka siguruar paprekshmëri nga Policia e Shtetit dhe prokuroria. Pse? Sepse është vëllai i Ministrit të Brendshëm. Policia e Shtetit është nën urdhrat e Familjes Xhafaj. Cili punonjës i ndershëm policie do guxonte të zbatonte ligjin ndaj një anëtari të Familjes Xhafaj? Është e qartë për këdo, sa kohë ministër i Brendshëm është Fatmir Xhafaj, vëllai i tij, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, nuk do të vuajë asnjë ditë nga dënimi 7 vjet e 2 muaj për trafik droge?, u shpreh Alibeaj.

Deputeti demokrat vazhdoi të bënte të tjera pyetje për ministrin e Brendshëm.

?Fatmir Xhafaj ka detyrimin ligjor t?i shpjegojë shqiptarëve se përse nuk vepron ligji ndaj vëllait të tij? Pse Agron Xhafaj ka imunitet mbi ligjin? Pse nuk ekzekutohet vendimi i dënimit të tij, me 7 vjet e 2 muaj burgim? Pse nuk vepron Policia e Shtetit? Pse është katandisur Operacioni ?Forca e Ligjit? në operacionin ?Forca e Agronit??

Ndërkohë, këshilltari ligjor në Partinë Demokratike Gazmend Bardhi tregoi arsyet përse vëllai i ministrit të Brendshëm, edhe pse është i dënuar me vendim të formës së prerë në Itali, në Shqipëri nuk arrestohet, nuk vuan asnjë ditë burgim dhe nuk mund të ekstradohet në shtetin fqinj.

?Së pari, Fatmir Xhafaj nga pozicioni i Ministrit të Bre...

Free Traffic Exchange