Saranda çel sezonin turistik - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-15 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Saranda ka çelur sezonin turistik me festen e midhjes, e cila tashme është shndërruar ne nje tradite per qytetin bregdetar.



I pranishëm ne aktivitetet e zhvilluara ne Ksamil, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi se festat e traditës do të shtrihen përgjatë gjithë sezonit, për t?u dhënë mundësi turistëve që krahas natyrës, ata të shijojnë kulinarinë dhe produktet shqiptare.



Kreu i Turizmit dhe Mjedisit shtoi se shumë shpejt do të fillojë edhe projekti ?Smile Albania? për t?u ofruar turistëve të huaj, 1 mijë arsye për të buzëqeshur dhe rikthyer në Shqipëri.



Kryetarja e Bashkisë, Floriana Koka mbështeti idenë e ministrit Klosi për të risjellë edhe gjatë verës festën e Midhjes, produktit më të famshëm të zonës.



Ndërsa ministri Gjiknuri u shpreh se janë të gjitha premisat për një sezon të mrekullueshëm turistik.



Ministrat Klosi dhe Gjiknuri së bashku me kryebashkiaken e Sarandës, prenë shiritin e Festës së Midhjes, dhe më pas vizituan panairin me gatime të ndryshme të midhjes, të njohur ndryshe si mbretëresha e liqenit të Butrintit.

Free Traffic Exchange