Report TV - Festa e Midhjes hap sezonin turistik në Ksamil

2018-05-15 0

Këtë sezon përgjatë gjithë bregdetit turistik do të ketë festa kulinarie dhe të traditës për t?u demostruar turistëve mikpritjen shqiptare.

Nga qendra e Ksamilit, ku me Festën e Midhjes është ngritur sipari i sezonit turistik, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi se festat e traditës do të shtrihen përgjatë gjithë sezonit turistik për t?u dhënë mundësi turistëve që krahas natyrës, ata të shijojnë kulinarinë dhe produktet shqiptare.

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit shtoi se shumë shpejt do të fillojë edhe projekti ?Smile Albania? për t?u ofruar turistëve të huaj, 1 mijë arsye për të buzëqeshur dhe rikthyer në Shqipëri.

Free Traffic Exchange