E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (13 maj 2018)

2018-05-15 9

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-35-sezoni-10/

Thashethemet për shumë njerëz nuk janë të rëndësishme dhe duhen injoruar, por kur ata arrijnë të prishin një marrëdhënie atëherë nuk duken aq të padëmshme. Kjo ka ndodhur me Matildën, personazhen e radhës në ?Ka një mesazh për ty? tek ?E Diela Shqiptare?.

Ajo deri para dy muajsh kishte një jetë shumë të lumtur bashkëshortore, çdo gjë shkonte shumë mirë në familjen e saj, derisa fjalë të pavërteta nisën të qarkullonin mbi moralin e saj. Këto fjalë ranë në vesh të bashkëshortit të saj Ilia dhe bënë që besimi i tij ndaj gruas të lëkundej disi. Matilda ishte sot në studio për të falenderuar bashkëshortin e saj por mbi të gjitha për të kërkuar ngrohtësinë e dikurshme dhe gjithçka që tashmë s?e ndjen më.

Matilda: Unë jam Matilda Kumaraku, 29 vjeç, jam e martuar kam dy fëmijë, dy djemë. Jam martuar pak e vogël, 16 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Me dashuri?

Matilda: Me lajmësi. Me Ilian kam shkuar shumë mirë, kemi pasur një familje shumë të mirë. Kemi pasur shumë harmoni në çift, shkonim shumë mirë. Madje na kishin zili. Sot e kam thirrur këtu bashkëshortin tim sepse kanë ndryshuar shumë gjëra në jetën tonë. Dhe shkak janë bërë thashethemet, që kanë hyrë mes meje dhe bashkëshortit tim.

Ardit Gjebrea: Çfarë thashethemesh?

Matilda: Para nja dy muajsh, unë nuk ndihesha mirë, isha pak pa qejf dhe vijnë më marrin prindërit e mi, shkoj në fshat te prindërit e mi, bashkë me fëmijët. Sepse qëlloi që ndodhën edhe përmbytjet dhe e kishim shtëpinë nën ujë. Shkoj te prindërit e mi, pas 5-6 ditësh më merr im shoq në telefon. Kam dëgjuar shumë fjalë thotë. Sikur unë bashkëjetoja me një person nga fshati. Më pyet nëse janë të vërteta. Kishte dëgjuar fjalë se unë kisha krijuar një martesë të dytë me një nga fshati. Më tha që do të vinte te shtëpia e prindërve. Ai ishte i sigurt pak a shumë që unë nuk fshihja gjë, por u bë konfuz pasi dëgjoi shumë gojë që flisnin.

Vjen bashkëshorti në shtëpi i thotë babait tim që janë hapur fjalë. Ngelëm pa fjalë.

Ardit Gjebrea: Pati ndonjë moment dyshimi babai yt?

Matilda: Jo, nuk e besoj. Nuk m?u shpreh të paktën. Ai beson tek unë.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi në të vërtetë?

Matilda: Erdhi bashkëshorti aty, i tha babait. Kishte edhe zënka. Unë nuk jam ndjerë mirë.

Ardit Gjebrea: Ti e njihje këtë person?

Matilda: Me thënë të drejtën unë e njoh këtë personin. E kam parë nga larg. Një herë qëlluam në dyqanin e fshatit. Ai kishte ditëlindjen e djalit. I ofroi një pije djalit tim. E refuzova por shitësja tha merre se ka ditëlindjen e djalit, ndaj po ia jep.

Burrit tim i vinin disa telefonata anonime në telefon. Kështu që vendosëm ta denonconim. Kur po shkonim në polici na del personi përpara. I thotë bashkëshortit tim që dëshiron të sqarohet, që ne i kemi prishur familjen. Na kërkon të shkojmë te bisedojmë me nënën e tij që ta besonte familja.

Ardit Gjebrea: D...