Ora News - Ndotja dhe mungesa infrastrukturës mbajnë larg vizitorët në Byshek

2018-05-15 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bysheku, një nga pikat turistike të Elbasanit po humbet vizitorët për shkak të ndotjes që në fakt një pjesë të saj e krijojnë një pjesë e tyre.

I ndodhur vetëm 6 km larg qytetit, parku piktoresk, i preferuar tradicionalisht nga elbasanllijtë po humbet shkëlqimin.

Mbi ujërat e freskëta pluskojnë mbetje nga më të ndryshmet të hedhura vend e pa vend.

Plastikë, qelq, apo materiale të tjera.

Hijet e rrapave shekullore që mbrohen si monumente kulture krijojnë mundësi për të organizuar piknik ndërsa hapësirat mes tyre lojëra sportive.

Por kur largohen jo të gjithë kujtohen të grumbullojnë mbetjet.

Ndaj kur të vizitorë të rinj vijnë kërkojnë më shumë angazhim nga pushteti vendor për pastrimin e zonës turistike.

Por në drejtorinë e Mjedisit në Bashkinë e Elbasanit thonë se janë pikërisht pushuesit, ndotësit më të mëdhejn të pikave turistike.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ndotja-dhe-mungesa-infrastruktures-mbajne-larg-vizitoret-ne-byshek