PD: Xhafaj gënjeu për të vëllain - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-15 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike akuzon ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se ka gënjyer kur deklaroi se i vëllai, Agron Xhafaj, ka vuajtur dënimin e dhënë nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në trafik droge. Deputeti Enkelejd Alibeaj iu referua një deklarate që ministri ka bërë në seancë plenare.



?Fatmri Xhafaj gënjeu publikisht duke thënë se i vëllai për një gabim dhe faj që ka bërë, i ka vuajtur pasojat ligjore. Xhafaj ka gënjyer, pas Agron Xhafaj nuk ka bërë asnjë ditë burg nga vendimi i autoriteteve italiane, për trafik droge dhe nuk ka vuajtur asnjë pasojë ligjore.?



Ekspertët ligjorë të PD-së kanë ripërsëritur akuzat në adresë të ministrit të Brendshëm. Sipas tyre, ai ka ndërhyrë personalisht për të mundësuar paprekshmërinë e të vëllait, por edhe atë personale, nga efektet e ligjit antimafia.

 

?Fatmir Xhafaj falsifikoi dokumentet e Komisionit të Ligjeve, për të pamundësuar njohjen e vendimit të drejtësisë italiane. Ministri e ka bërë këtë në kundërshtim me Konventën Europiane për Ekstradimin. Ministri nuk zbaton ligjin antimafia. Pengoi të vepronte ndaj vëllait dhe ndaj tij. Policia nuk veproi sipas ligjit për sekuestrimin e pasurive, siç e kërkon ligji?

 

Sipas opozitës, Shqipëria është i vetmi vend në botë ku ministri i Brendshëm i cili është përgjegjës për zbatimin e Ligjit Antimafia, është personalisht subjekt i tij.

Më herët demokratët kanë akuzuar organin e akuzës se nuk ka nisur hetimet për rastin ?Xhafaj?.

Free Traffic Exchange