PD akuzon Magjistraturën: Zhvilloi testim në fshehtësi - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-15 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike akuzon Shkollën e  Magjistraturës se në fshehtësi të plotë dhe mungesë transparence ka kryer më 7 Maj një testim për këshilltarët ligjorë të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe asaj Administrative, të cilët duan të bëhen gjyqtarë apo prokurorë.Sipas Gent Strazimirit, testimi është bërë në shkelje të plotë të ligjit të vettingut.?Shkolla e Magjistraturës ka detyrimin të informojë publikisht për datën e zhvillimit të këtij procesi. Testimi i aftësive profesionale për gjyqtarët dhe prokurorët  e rinj në shkelje të ligjit të vettingut dhe në mungesë të plotë transparence është treguesi që procesi është i korruptuar dhe i deformuar dhe që po zhvillohet nën ndikimin e plotë të Qeverisë. Partia Demokratike nuk do të njohë asnjë proces të rekrutimeve të reja në sistemin e drejtësisë që është i korruptuar, jo transparent dhe i ndikuar politikisht?Opozita akuzon Shkollën e Magjistraturës si të vënë në shërbimin politik të kryeministrit Rama, për të ndikuar vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.?Ky proces i drejtuar nga kamikazi i Edi Ramës në Shkollën e Magjistraturës është jetik për të ardhmen e sistemit dhe mungesa e transparencës është shenjë e qartë se po zbatohet projekti i Edi Ramës për kapjen e drejtësisë përmes emërimeve të reja?
Në këto kushte, PD thekson se nuk do të njohë asnjë proces të rekrutimeve të reja në sistemin e drejtësisë që është i korruptuar, jo transparent dhe i ndikuar politikisht. Ndërkohë, drejtori i shkollës së magjistraturës Sokol Sadushi nuk beri komente për akuzat.

Free Traffic Exchange