Ora News - Strazimiri: Magjistratët testohen për aftësitë profesionale në fshehtësi të plotë

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimir, thotë se Shkolla e Magjistraturës shkel ligjin duke bërë testin e aftësive profesionale të magjistratëve në fshehtësi të plotë.

Sipas tij, mungesa e transparencës dhe shkelja e ligjit janë tregues se procesi është i korruptuar dhe i deformuar nën ndikimin e plotë të Qeverisë.

Deputeti i opozitës thotë se Partia Demokratike nuk do të njohë asnjë proces të korruptuar, jo transparent dhe të ndikuar politikisht.

Deklarata e plotë:

Shkolla e Magjistraturës është vënë në shërbimin politik të Edi Ramës për të ndikuar vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke rrëzuar një nga shtyllat kryesore të reformës në drejtësi.

Në kundërshtim me ligjin e vettingut, Shkolla e Magjistraturës ka zhvilluar testimin e aftësive profesionale të subjekteve të rivlerësimit në fshehtësi të plotë, pa transparencë dhe pa asnjë njoftim publik.

Ky proces i drejtuar nga kamikazi i Edi Ramës në Shkollën e Magjistraturës është jetik për të ardhmen e sistemit dhe mungesa e transparencës është shenjë e qartë se po zbatohet projekti i Edi Ramës për kapjen e drejtësisë përmes emërimeve të reja.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/strazimiri-magjistratet-testohen-aftesite-profesionale-ne-fshehtesi-te-plote

Free Traffic Exchange