Report TV - Zvarritjet në reformën në drejtësi, ndërhyn Kuvendi

2018-05-15 0

Kuvendi i Shqipërisë ngre një Komisionin për Monitorimin e reformës në drejtësi. Ngritja e institucioneve të reja dhe plotësimi i tyre me anëtarë po ecën shumë ngadalë duke shkaktuar situata të pa precedenta, si shkrirja e Gjykatës Kushtetuese, dhe deri më tani asnjë organ shtetëror nuk monitoron zbatimin e reformës në drejtësi.

Report TV ka siguruar një dokument ku dy deputetë socialistë, Ulsi Manja dhe Klotilda Ferhati kanë depozituar në Kuvend një projektvendim, për të ngritur Komisionin e Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të Ligjit për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë.

Vendimi pritet të miratohet me shpejtësi në parlament, dhe brenda 15 ditëve nga miratimi, Kuvendi do të mbledhë kandidaturat dhe mes tyre do të zgjedhë 5 juristë me eksperiencë mbi 15 vjet në fushën e së drejtës.