Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Analisti Ben Andoni, i ftuar në studion e lajmeve të Ora Neës komentoi vendmin e arrestit të shëpisë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai e lexon vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda si një vendim të duhur, por problemi sipas tij qëndron në mbledhjen e informacionit.
Andoni: Sa i përket masës së fundit ndaj zotit Tahiri, mendoj që është veprim i duhur, por problemi madh sot dhe në të ardhmen është për mbledhjen e evidencave të duhura për të vendosur një njeri pas hekurave.
Ky është problemi më i madh jo thjesht për zotin Tahiri, por për të gjithë njerëzit që janë të lidhur me politikën shqiptare dhe fushat e jetës shqiptare. Do të thotë ne akuzojmë , politikanët akuzojnë njeri-tjetrin ka kaluar në një relativizim të së keqes, por ato hallka që duhet të punojnën profesionalisht, ato çedojnë. Dhë në rastin e zotit Tahiri, nëse nuk do të funksionojnë si duhet mbledhja e informacionit të duhur, evidencave të duhura do të jetë një proces maratonë, por tek e fundit nuk do cojë asgjëkundi.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/andoni-vendimi-tahirin-i-duhur-por-ja-ku-qendron-problemi