Laç, asnjë masë për ‘urën e vdekjes’ në Adriatik, banorët: Aksidentet mund të përsëriten

2018-05-15 3

Pavarsisht aksidenteve të njëpasnjëshme, në fshatin Adriatik të Laçit, akoma nuk është marrë asnjë masë për zgjerimin e urës dhe rregullimin e rrugës, ku vetëm 10 ditë më parë humbën jetën 3 të rinj.

Megjithëse kanë kaluar 10 ditë nga aksidenti fatal në afërsi të fshatit Adriatik, rrugë që lidh këtë fshat me aksin nacional Fushë Krujë-Laç.Tre të rinj humbën jetën, ndërsa gjendja e urës ku ndodhi aksidenti vazhdon të jetë po e njëjtë.

Asnjë ndërhyrje për zgjerimin e saj dhe asnjë masë tjetër shtesë për evitimin e rreziqeve që mund të ndodhin sërish. Banorët e Adriatikut ankohen se nga Bashkia e Laçit nuk është marrë asnjë masë .

Autobusi i fëmijëve rrezikohet në çdo minutë. Këtu asnjeri nuk ka vënë dorë. Shteti në lagjen tonë vjen vetëm kur do vota. Ka 9 ditë që u bë aksidenti dhe asnjeri nuk ka marrë asnjë masë, asnjeri nuk ka ardhur për të marrë masa për vendin ku ranë 5 të rinjtë.

Banorët e fshatit Adritatik
Rruga është në gjendje plotësisht të amortizuar, gropat sundojnë në të gjithë gjatësinë e saj, gjë e cila është bërë shkak edhe për shumë aksidente.

Shteti nuk po merr asnjë lloj mase për këtë rrugë, nuk ka ardhur asnjeri për të parë më poshtë gropat, aksidentet mund të ndodhin përsëri.

Banorët e fshatit Adriatik

Askush nuk është në gjendje të thotë se çfarë do të bëhet me këtë rrugë dhe urën e vdekjes, në të cilën brenda 4 vitesh kanë humbur jetën 5 të rinj. Edhe sa te tjerë duhet të vdesin që shteti të luajë nga vendi?