Në qytetin e Fierit po zhvillohet ndeshja ndërkombëtare e boksit amator dhe profesionist, ku marrin pjesë nga Kosova, Vlora, Tirana, Durrësi dhe një ekip italian. Pjesëmarrës janë 6 boksierë amatorë dhe dy profesionistë, si dhe dy të tjerë në kick boks. Ndeshja më interesante është midis dy boksirëve profesionistë, Xhulio Vrenozi, nga Fieri dhe boksierit me origjinë amerikane, Luka Kapuano, i cili është një kundërshtar mjaft i fortë dhe nuk ka asnjë humbje.
Qëllimi i këtij takimi është një ndeshje kualifikuese për renditjen botërore, ku fieraku ka më shumë pikë se amerikani. Të dy boksierët sterviten në Itali, por të dy janë përfaqësues të të shteteve përkatëse. Xhulio Vrenozi ka thënë që është tepër i emocionuar pasi po bën një ndeshje në vendin e tij, dhe ka thënë që është shumë e rëndësishme fitorja pasi duhet ta fitoj atë për bashkëqytetarët e tmi.