Vlora çel zyrtarisht sezonin turistik 2018. Çelja zyrtare e sezonit turistik në Vlorë ishte menduar edhe si një koncert rinor me emra të njohur të muzikës shqiptare, si: Era Rusi apo Alban Skenderaj, ndërsa aktivitetet për sezonin kanë nisur ditë më parë.
Sponsor kryesor i këtij eventi ishte Birra Tirana, ndërsa fishekzjarret e shumta në qiellin e qytetit bregdetar kanë konfirmuar nisjen zyrtare të këtij sezoni, me shpresën dhe besimin se Vlora do të jetë sërish epiqendra e turizimit shqiptar.
Të pranishëm në çeljen e sezonit kanë qenë edhe ministrat Gjiknuri e Klosi, të cilët e kanë cilësuar Vlorën si pjesa më e rëndësishme e zhvillimit të vendit mes turizimit dhe resurseve të jashtezakonshme që ajo ka. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri gjatë çeljes së sezonit u shpreh:
Do jemi njishi në turizëm këtë vit, Vlora nuk do jetë vetëm për turistat shqiptarë, por në Vlorë do vijnë shumë turistë të huaj, sot kënaquni sepse Vlora e meriton.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri