Ora News - Gjermania ende s'ka vendim për negociatat, Roth: Po verifikojmë arritjet

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria Gjermane ende nuk ka një vendim të prerë nëqoftëse do t'i thotë po rekomandimit për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. I dërguari i Merkel në Tiranë, Ministri i Shtetit për Europën, Michael Roth, gjatë një konferencë me Ministrin Ditmir Bushati, tha se para vendimit Gjermania po verifikohen të gjitha arritjet e Shqipërisë.

Roth: Qeveria federale është duke verifikuar të gjitha këto arritje dhe në bashkëpunim me Bundestagun do të pozicionohemi në të ardhmen për çeljen e këtyre negociatave. Argumentat për çeljen e negociatave sigurisht që nuk mungojnë, perspektiva e anëtarësimit për në BE për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe veçanërisht për Shqipërinë, është në interesin jo vetëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve, por dhe në interesin tonë, dhe ne duhet tua shpjegojmë këtë qytetarëve tanë.

Roth dha nje mesazh të qartë për Shqipërinë, duke i bërë thirrje qeverisë të vijojë me reformat dhe opozitës të marrë përgjegjësite e saj.

Roth: Pres prej qeverisë shqiptare të vijojë në mënyrë konsekuente politikën e reformave, dhe pres prej opozitës shqiptare të ndërmarrë në mënyrë të drejt për drejtë përgjegjësitë e veta për të kontribuar në këto procese. Dje pata mundësinë të komunikoj me zotin Basha ka qenë bisedë mjaft e mirë. Sado që mund të ketë konflikte në politikat e brendshme, çka është shenjë e një sistemi demokratik të gjallë, gjithsesi duhet të lini mënjanë ndasitë për të ecur para.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ministri-gjerman-dhe-bushati-para-gazetareve

Free Traffic Exchange