Durrës, zhvillohet Kongresi i II për shëndetin e gruas dhe meshkujve, shtatzaninë e riprodhimin

2018-05-15 3

Mjekë shqiptarë, dhe kolegë të tyre me emër në Europë, SHBA u mblodhën në Durrës në Kongresin e 2-të Ndërkombëtar ku në fokus të diskutimeve ishin çështjet që lidhen me kujdesin prenatal, riprodhimit human dhe andrologjisë.

Ky kongres synon shkëmbimin e informacioneve dhe njohjen me praktikat më të avancuara që lidhen me mjekësinë fetale dhe Neonatale, shëndetin e gruas, shtatzëninë, riprodhimin human, shëndetin e meshkujve, si dhe zhvillimet bioteknologjike në fushën e shëndetit.

Organizatori këtij kongresi Arben Rrugia drejtor i maternitetit Koço Gliozheni në fjalën përshëndetëse u shpreh se ?Ky kongres, ka të njëjtën qasje moderne ashtu si politikat e tjera në Shqipëri, me qellim kryesor integrimin në Bashkimin Europian dhe përpiqet të ilustroje sfidat që vendi ynë përballet në fushën e politikave shëndetësore.

Ky kongres ka si qëllim përfundimtar realizimin e protokolleve të cilat do të jenë ato që do të na udhëheqin në trajtimin me efikasitet të të gjitha patologjive në fushën e obstri gjekonologjisë. Një falënderim të veçantë për të gjithë kolegët e huaj që na kanë mundësuar arritje e këtij rezultati si dhe mundësinë që na japin me anë të marrëveshjeve të ndryshme të cilat po i konkretizojmë për rritjen dhe kualifikimin e personelit mjekësor të maternitetit tonë dhe mjekëve të tjerë në fushën e obsetri gjekonologji.

Free Traffic Exchange