Partia Demokratike ka vijuar edhe sot akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe vëllait të tij, Agron Xhafaj. Deputeti Enkelejd Alibeaj dhe ish-ministri i PD, Gamzend Bardhi, deklaruan sot se Fatmir dhe Agron Xhafaj janë subjekt të ligjit ?Antimafia?, duke shtuar se ministri nuk e zbaton ligjin ?Antimafia? ndaj vëllait të tij të dënuar për drogë.
Përveç ministrit Xhafaj dhe mos reagimit të tij, dy zyrtarët e PD sulmuan sot dhe kryeprokuroren Arta Marku, duke thënë se i është bashkuar heshtjes së ministrit. Sipas tyre, Marku ka vendosur të mos i shohë veprat penale të kryera nga ministri, pasi është vendosur aty nga kryeministri Edi Rama, në shkelje të Kushtetutës dhe pa Vetting.