Ora News - Vëllezërit Xhafaj subjekt i antimafias, PD: Ministri nuk e zbaton ligjin

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti Enkelejd Alibeaj dhe këshilltari ligjor, Gazmend Bardhi, dolën serish para medieve me akuza ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe vëllai të tij Agron Xhafaj. Demokratët thanë se Minsitri Xhafaj, nuk zbaton ligjin anti mafia në rastin e vëllit të tij.

Alibeaj: Operacioni ?Forca e Ligjit? efekt mbi pasurinë e vëllait të Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj të dënuar për trafik droge. Pse është degdisur Operacioni ?Forca e Ligjit? në operacionin ?Forca e Agronit??

Këshilltari Gazmend Bardhi në argumentim të ligjit antimafia tha se dhe vetë ministri Xhafaj është subjekt i tij.

Bardhi: Policia e Shtetit, që është nën varësinë e Ministrit të Brendshëm, ka detyrimin që të veprojë me iniciativën e vet, për të verifikuar pasurinë e Agron Xhafajt. Pasi merr dijeni për pasuritë, Policia ja referon çështjen prokurorisë. Është detyrë e prokurorisë të bëjë hetimin e mjeteve financiare, të pasurive, veprimtarive ekonomike, tregtare dhe profesionale, mënyrës së jetesës, si dhe të burimeve të të ardhurave. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka detyrimin të përgjigjet sot, nëse e ka përmbushur këtë detyrim ligjor. Përgjigja është jo; Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk e ka zbatuar Ligjin Antimafia.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/alibej-xhafaj-hesht-falsifikim-e-ligjit-marku-sdo-te-shohe-provat

Free Traffic Exchange